UNHCR: Rreth 200.000 refugjatë sirianë nga Libani këtë vit janë kthyer në vendin e vet
- Rreth 200.000 refugjatë sirianë këtë vit janë kthyer në vendin e tyre nga Libani, pas rënies së regjimit të Bashar al Asadit në dhjetor të vitit 2024, deklaroi Keli Klements, zëvendëse e komisarit të lartë të KB-së për refugjatë (UNHCR).
- Post By Arta Bunjaku
- 12:19, 2 shtator, 2025
Bejrut, 2 shtator 2025 (MIA) - Rreth 200.000 refugjatë sirianë këtë vit janë kthyer në vendin e tyre nga Libani, pas rënies së regjimit të Bashar al Asadit në dhjetor të vitit 2024, deklaroi Keli Klements, zëvendëse e komisarit të lartë të KB-së për refugjatë (UNHCR).
"Nga fillimi i këtij viti, rreth 200.000 sirianë u kthyen nga Libani, pjesa më e madhe e tyre me iniciativë të vet", tha Klements pas vizitës në Siri.
Ajo shtoi se numri po rritet shpejtë dhe se vërehet kthim masiv në Hama, Homs dhe Alepo.
Përfaqësuesja e lartë theksoi se UNHCR nuk e nxitë kthimin.
"Ai është vendim individual që duhet të sjellë çdo familje", tha ajo.
Autoritetet libaneze, të colët përgatitën plan për kthim gradual, vlerësojnë se në territorin e tyre po qëndrojnë mbi 1,5 milion sirianë, pej të cilëve mbi 750.000 janë të regjistruar në Kombet e Bashkuara.
Plani i Libanit parasheh 100 dollarë për secilin refugjat që dëshiron të largohet, si dhe lirim nga dënimet për qëndrim të paligjshëm.
Parashtruesit e kërkesës obligohen se nuk do të kthehen sërish në Liban si kërkues të azilit.
UNHCR zbaton plan për mbështetje të të kthyerve, nga "riparime më të vogla të shtëpive" deri te ndihma financiare dhe nevojat themelore.
Keli Klements deklaroi se rreth 80 për qind e shtëpive në Siri janë dëmtuar, ndërsa çdo e treta familje ka nevojë për mbështetje banesore.
Numri i përgjithshëm i refugjatëve dhe personave të zhvendosur në brendësi që janë kthyer në Siri pas rënies së Asadit paraqet dy milionë. ab/
Foto: ЕPА