• e premte, 05 dhjetor 2025

UNHCR: Qeveritë në mbarë botën gjithnjë e më shumë minojnë konventën globale për refugjatë

UNHCR: Qeveritë në mbarë botën gjithnjë e më shumë minojnë konventën globale për refugjatë

Gjenevë, 17 shtator 2025 (MIA) - Agjencia për refugjatë e Kombeve të Bashkuara (UNHCR) sot njoftoi se qeveritë në mbarë botën, veçanërisht në SHBA dhe vendet evropiane, gjithnjë e më shumë minojnë konventën globale për refugjatë dhe kërkues të azilit, duke vënë në pikëpyetje madje edhe ekzistimin e saj.

Mediat amerikane transmetojnë se paralajmërimi i tillë i ashpër nga UNHCR vjen në 75 vjetorin e Konventën së KB-së për refugjatë, një dokument nga viti 1951 që përcakton se kush janë refugjatët dhe përcakton detyrimet e vendeve që i presin ata.

Shumë vende kanë pezulluar përkohësisht shqyrtimin e kërkesave për azil - lutje për mbrojtje ndërkombëtare nga ata që pretendojnë se do të përballen me luftë ose ndjekje për shkak të religjionit, racës, kombësisë, orientimit seksual ose bindjeve politike nëse ktheheshin në vendin e tyre.

"Nuk po e ekzagjeroj kur them se institucioni për azil në mbarë botën tani është më i prekshëm se kurrë më parë", deklaroi Ruvendrini Menidivela, ndihmës komisar i lartë për mbrojtje në UNHCR, gjatë brifingut onlajn nga Gjeneva.

SHBA nën administratën e Trampit, si dhe disa vende evropiane, gjithnjë e më shumë kufizojnë azilin dhe kërkojnë marrëveshje dypalëshe me vendet e treta, veçanërisht në Afrikë, për deportimin e emigrantëve.

Të tjera, si Greqia e cila përjetoi valë refugjatësh sudanezë në ishullin Kretë, përkohësisht pezulloi kërkesat për azil.

"Këto dy dokumente shpëtuan miliona jetë në të kaluarën dhe do të shpëtojnë miliona jetë në të ardhmen", shtoi Menikvidela, duke u kthyer në Konventën për statusin e refugjatëve nga viti 1951, të miratuar pas Luftës së Dytë Botërore, dhe Protokolli shoqërues i vitit 1967, me të cilin u zgjerua mbrojtja e refugjatëve në mbarë botën.

Kriza globale me financimin në sektorin humanitar ka ndikuar në më shumë se 122 milionë njerëz të cilët janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre, duke ikur nga ndonjë konflikt ose persekutim, thotë agjencia, duke shtuar se rritja e qëndrimeve negative ndaj azilit dhe migrimit plotësisht e komplikon situatën  e tyre. sa/

foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR