• e martë, 26 nëntor 2024

UNHCR: Në vendet evropiane ka mbi tetë milionë refugjatë ukrainas

UNHCR: Në vendet evropiane ka mbi tetë milionë refugjatë ukrainas

Gjenevë, 25 maj 2023 (MIA) - Zyra e Komisariatit të lartë të Kombeve të Bashkuara për refugjatë (UNHCR) kumtoi se gjithsej 8.249.055 refugjatë ukrainas kanë arritur në vendet evropiane që prej fillimit të invazionit rus në Ukrainë.

Sipas të dhënave të UNHCR-së, vetëm gjatë javës së kaluar numri i refugjatëve është rritur për 8.766.

Në periudhën prej 24 shkurtit të vitit 2022 deri më 23 maj 2023, madje 2.852.395 persona kanë kërkuar strehim në Rusi.

Më pas vijojnë Polonia me 1.605.738, Gjermania 1.061.623, Çekia 520.234, Britania e Madhe 204.700, Spanja 179.884, Italia 175.107, Bullgaria 159.225, Rumania 132.382,1918, Sllovenia 1819, Sllovakia 132.362. 889, ndërsa në vendet e tjera, numri i refugjatëve nuk është mbi 100.000.

"Madje 5.246.661 refugjatë janë përfshirë në programet nacionale për mbrojtke dhe strehim të përkohshëm", thekson UNHCR. ab/

foto: MIA arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR