• e hënë, 23 dhjetor 2024

UNHCR: Në Evropë kanë arritur përafërsisht tetë milionë refugjatë nga Ukraina

UNHCR: Në Evropë kanë arritur përafërsisht tetë milionë refugjatë nga Ukraina
Gjenevë, 16 nëntor 2022 (MIA) - Nga 24 shkurti, kur filloi operacioni ushtarak i Rusisë në Ukrainë, deri më 15 nëntor, gjithsej 7,841,359 refugjatë ukrainas mbërritën në vendet evropiane, njoftoi sot zyra e Komisarit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatë (UNHCR). Rusia pranoi më së shumti refugjatë (2,852,395), e ndjekur nga Polonia (1,497,849), Gjermania (1,019,789), Republika Çeke (460,415), Italia (173,231), Spanja (153,054), Bullgaria (145,560), Turqia (145,000). Britania (143.100), Franca (118.994) dhe Sllovakia (100.783). Në vende të tjera, numri i refugjatëve ukrainas nuk i kalon 100,000, dhe gjithsej 4,725,612 refugjatë nga Ukraina janë përfshirë në programet e përkohshme kombëtare të mbrojtjes dhe mbështetjes. Në raportin e UNHCR-së thuhet se deri më 24 shkurt, 15,354,147 njerëz ishin larguar nga Ukraina dhe 7,747,450 ishin kthyer në vend. sa/

QËNDRONI TË LIDHUR