UNHCR: Më shumë se 100.000 persona nga Libani kanë kaluar në Siri
- Më shumë se 100.000 persona nga Libani kanë kaluar në Siri që nga përshkallëzimi i konfliktit midis forcave izraelite dhe grupit libanez Hezbollah këtë muaj, deklaroi sot komisari i lartë i KB-së për refugjatë, Filipo Grandi.
- Post By Fami Bajrami
- 11:15, 30 shtator, 2024
![UNHCR: Më shumë se 100.000 persona nga Libani kanë kaluar në Siri](https://mia.mk/images/20240930111518_big_730x400_20.webp )
Gjenevë, 30 shtator 2024 (MIA) - Më shumë se 100.000 persona nga Libani kanë kaluar në Siri që nga përshkallëzimi i konfliktit midis forcave izraelite dhe grupit libanez Hezbollah këtë muaj, deklaroi sot komisari i lartë i KB-së për refugjatë, Filipo Grandi.
Në mesin e refugjatëve ka edhe shtetas libanezë dhe sirianë, ka shkruar ai në rrjetin social X.
UNHCR-ja ofron ndihmë për refugjatët që arrijnë nga katër vendkalimet kufitare, shtoi ai.
foto: arkivi i MIA-s