• e enjte, 17 korrik 2025

UNHCR bën thirrje depërshkallëzimin urgjent të konfliktit midis Izraelit dhe Iranit

UNHCR bën thirrje depërshkallëzimin urgjent të konfliktit midis Izraelit dhe Iranit

Gjenevë, 21 qershor 2025 (MIA) - Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Refugjatë (UNHCR) sot ka bërë thirrje për depërshkallëzim urgjent të konfliktit ndërmjet Izraelit dhe Iranit, duke thënë se lufta tashmë po i detyron popullsinë vendase në të dyja vendet të largohen nga zonat e rrezikuara.

"UNHCR i bashkohet sekretarit të përgjithshëm të KB-së dhe liderëve të tjerë në thirrjen për depërshkallëzimin e menjëhershëm të konfliktit midis Izraelit dhe Iranit. Intensiteti i sulmeve tashmë po shkakton lëvizje të popullsisë në të dy vendet," thuhet në kumtesën e UNHCR-së.

Vihet re se janë raportuar lëvizje të popullsisë nga Teherani dhe pjesë të tjera të Iranit drejt pikave kufitare drejt vendeve të tjera. Në mënyrë të ngjashme, sulmet iraniane kanë detyruar njerëzit në qytetet izraelite të kërkojnë strehim diku tjetër në vend, dhe në disa raste edhe jashtë vendit.

"UNHCR u bën thirrje shteteve në rajon të respektojnë të drejtën e njerëzve për të kërkuar siguri aty ku është e nevojshme dhe për të lejuar akses humanitar për të prekurit. Agjencia bashkohet me partnerët e tjerë të KB-së në apelin për kursimin e civilëve dhe infrastrukturës civile si në Izrael ashtu edhe në Iran.

"Tani është koha për depërshkallëzim", thuhet në mesazhin e Komisarit të Lartë të KB-së për Refugjatët, Filipo Grandi, duke kujtuar se rajoni i Lindjes së Mesme tashmë ka vuajtur mjaft nga pasojat e luftës, humbjes dhe zhvendosjes. Ai paralajmëroi se çdo ditë e përshkallëzimit të mëtejshëm të konfliktit mund të shkaktojë kriza shtesë humanitare në një rajon tashmë të ngarkuar me miliona refugjatë dhe njerëz të zhvendosur brenda vendit. sa/

foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR