• e premte, 05 dhjetor 2025

UNDP: Ekziston gatishmëri që të investohen 70 miliardë dollarë në rindërtimin e Gazës

UNDP: Ekziston gatishmëri që të investohen 70 miliardë dollarë në rindërtimin e Gazës

 Gjenevë, 14 tetor 2025 (MIA)  - SHBA, Kanadaja, vendet evropiane dhe arabe janë të gatshme të kontribuojnë në shumën prej 70 miliardë dollarë të nevojshme për rindërtimin e Gazës, njoftoi sot Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara (UNDP).

 Siçështë potencuar, pas luftës së Izraelit kundër Hamasit, mbetën të paktën 55 milionë tonë rrënoja, që, sipas tyre, është e barabartë me 13 piramida në Gazë.

 UNDP thekson se mund të duhen dekada që Gaza të rimëkëmbet plotësisht, raportuan mediat britanike.

 "Kemi dëgjuar lajme shumë pozitive nga një numër partnerësh tanë, përfshirë partnerët evropianë dhe Kanadanë, në lidhje me gatishmërinë e tyre për të ndihmuar. Bisedime janë mbajtur edhe diskutime me SHBA-në", bëri të ditur UNDP.

 Sipas Qendrës Satelitore të Kombeve të Bashkuara, rreth 83 për qind e të gjitha ndërtesave në Qytetin e Gazës janë dëmtuar.

 UNDP bëri të ditur se ka pastruar tashmë rreth 81.000 tonë rrënoja nga Rripi i Gazës dhe vazhdon ta bëjë këtë.

 Sipas autoriteteve shëndetësore në Gazë, konflikti, i cili ka zgjatur rreth dy vjet, kanë humbur jetën rreth 68.000 njerëz.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR