• e premte, 05 dhjetor 2025

Umerov: Ukraina dhe SHBA-ja në Zvicër do të bisedojnë për përfundimin e luftës

Umerov: Ukraina dhe SHBA-ja në Zvicër do të bisedojnë për përfundimin e luftës

Kiev, 22 nëntor 2025 (MIA) - Sekretari i Këshillit ukrainas për siguri kombëtare dhe mbrojtje të Ukrainës, Rustem Umerov sot deklaroi se Kievi në Zvicër do të mbajë konsultime me SHBA-në për përfundimin e luftës ruse kundër Ukrainës.

"Fillojmë konsultime mes përfaqësuesve të lartë të Ukrainës dhe të SHBA-së për parametra të mundhsme të marrëvesjes së ardhshme paqësore në Zvicër2, kumtoi Umerov në platformën Telegram.

Ai shtoi se Ukraina "e vlerëson pjesëmarrjen e palës amerikane dhe gatishmërinë e saj për bisedime përmbajtësore".

Paraprakisht, presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski kumtoi se e ka miratuar përbërjen e delegacionit që do të marrë pjesë në negociatat me SHBA-në dhe partnerëve të tjerë ndërkombëtarë, si dhe me Rusinë, për arritje të një paqeje të drejtë dhe të qëndrueshme.

"Ukraina në ditët në vijim do të konsultohet me partnerët e vet dhe ës bashku do të biedohet për hapat për ndalje të luftës. zelenski e miratoi përbërjen e delegacionit, të cilin do ta kryesojë shefi i administratë së tij dhe do të përfsshijë funksionarë të lartë të siguriës", kumtoi Kabineti i Zelenskit.

Delegacionin do ta kryesojë shefi i kabinetit presidencial, Andrij Jermak. Në përbërjen e tij janë përfshirë sekretari i Këshillit për siguri kombëtare dhe mbrojtje, Rustem Umerov, shefi i Drejtorisë kryesore për zbulim (GUR) të Ministrisë së Mbrojtjes, Kiril Budanov, shefi i Shtatmadhorisë së Forcave të armatosura të Ukrianës, Andrij Gnatov dhe përfaqësues të tjerë të lartë.

"Ukraina asnjëherë nuk do të jetë pengesë për arritje të paqes, ndërkaq pëfaqësuesit e palës ukrainasse do t'i mbrojnë interesat e popullit ukrainas dhe themelet e sigurisë evropiane", thekssoi kabineti presidencial në kumtesën e vet. ab/

Foto: ЕPА 

QËNDRONI TË LIDHUR