• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Umerov: Gjysma nga armët e premtuara nga Perëndimi janë dorëzuar me vonesë

Umerov: Gjysma nga armët e premtuara nga Perëndimi janë dorëzuar me vonesë

Kiev, 25 shkurt 2024 (MIA) - Gjysma e armëve që i janë premtuar Kievit nga Perëndimi po dorëzohen me vonesë, deklaroi sot ministri ukrainas i Mbrojtjes, Rustem Umerov.

Në një forum të mbajtur në Kiev për të shënuar përvjetorin e dytë të pushtimit rus, Umerov tha se për shkak të këtyre vonesave, Ukraina "po humb njerëz dhe po humbet territor".

Sipas tij, 50 për qind e armëve të premtuara nuk janë dorëzuar në kohë.

Në të njëjtën kohë, kryeministri ukrainas Denis Shmigal shprehu sot besimin se SHBA-ja "nuk do t'ia dorëzojnë" Kievin Rusisë dhe se përfundimisht do ta miratojnë ndihmën për Ukrainën.

Një paketë e re ndihme prej 60 miliardë dollarëve është bllokuar në Kongresin e SHBA-së nga ndarjet politike midis republikanëve dhe demokratëve dhe ndihma nga Bashkimi Evropian, e cila gjithashtu ishte vonuar, u konfirmua në shkurt.

Ditët e fundit, presidenti ukrainas Volodimir Zelenski u ka bëri thirrje vazhdimisht aleatëve të tij perëndimorë që të dërgojnë shpejt ndihmë ushtarake në Kiev.

Ai u bëri thirrje vendeve perëndimore që t'i ofrojnë Ukrainës municion, më shumë sisteme të mbrojtjes ajrore dhe avionë luftarakë. mb/

Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR