• e hënë, 19 janar 2026

Umerov: Bisedat me SHBA-në do të vazhdojnë në Davos

Umerov: Bisedat me SHBA-në do të vazhdojnë në Davos

Kiev, 19 janar 2026 (MIA) - Negociatori kryesor ukrainas Rustem Umerov mbrëmë deklaroi se bisedat me përfaqësuesit amerikanë për zgjidhjen e konfliktit në Ukrainë do të vazhdojnë në Forumin ekonomik botëror në Davos, i cili fillon sot.

Ai në Telegram publikoi se bisedat dyditore në Floridë me negociatorët amerikanë, mes të cilëve edhe përfaqësuesi i posaçëm, Stiv Uitkof dhe Xhared Kushner, dhëndri i presidentit amerikan, Donald Tramp, janë përqëndruar në garancat e sigurisë dhe planin për rimëkëmbje të Ukrainës pas luftës.

Ai nuk saktësoi nëse në takimin janë arritur marrëveshje.

"U pajtuam të vazhdojmë të punojmë në nivel të ekipit gjatë fazës së ardhshme nga konsultimet në Davos", tha Umerov.

Sipas tij, gjatë raundit të fundit të konsultimeve, të dy palët kanë punuar në hollësira nga marrëveshja dhe "kanë biseduar thellësisht" për çështje lidhur me "mekanizmat praktikë dhe zbatimin e tyre në praktikë".

Umerov shtoi se delegacioni i tij e ka informuar palën amerikane për sulmet ruse javën e kaluar, me ç'rast u dëmtua infrastruktura energjetike e Ukrainës. bsh/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR