• e hënë, 23 dhjetor 2024

Ulutash: E marrë komandën e KFOR-it në një periudhë të ndjeshme për Kosovën

Ulutash: E marrë komandën e KFOR-it në një periudhë të ndjeshme për Kosovën

Prishtinë, 10 tetor 2023 (MIA) - Komandanti i ri i KFOR-it, gjeneral-majori turk Ozkan Ulutash, ka deklaruar sot se po e merr komandën në një periudhë të ndjeshme për Kosovën dhe se do të punojë me vendosmëri për përmbushjen e mandatit të forcave paqeruajtëse ndërkombëtare në Kosovë.

Gjenerali turk e ka zëvendësuar gjeneralin italian Anxhelo Mikele Rastuça në postin e komandantit të KFOR-it.

"Si komandanti i parë turk që ka marrë përsipër këtë mision, e kuptoj rëndësinë e përgjegjësisë që e kam marrë. I vetëdijshëm për përgjegjësinë që qëndron mbi supet e mia në këtë kohë të ndjeshme nëpër të cilën po kalon Kosova, marr komandën me vendosmërinë që të bëj të gjitha përpjekjet dhe përvojën time për të siguruar që kjo njësi e shkëlqyer të shërbejë me aq sukses në të ardhmen siç ka bërë në të kaluarën", theksoi gjenerali Ulutash. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR