• e martë, 24 dhjetor 2024

Ulet niveli i ujit në liqenin e Prespës dhe Dojranit 

Ulet niveli i ujit në liqenin e Prespës dhe Dojranit 

Shkup, 14 shtator 2023 (MIA) - Niveli i ujit në liqenin e Prespës është ulur për një centimetër, ndërsa liqeni i Dojranit për dy, ndërsa niveli i liqenit të Ohrit është i njëjtë me atë të djeshmin, tregojnë rezultatet nga matjet e fundit  të bëra nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM).
 
Me këtë, niveli i ujit në liqenin e Prespës është dy centimetra nën minimumin absolut dhe është për 1.84 metra më i ulët se mesatarja shumëvjeçare për muajin shtator. Niveli i liqenit të Dojranit është më i lartë se mesatarja për 1.82 metra, i njëjtë me atë të liqenit të Ohrit, i cili është vetëm një centimetër më i lartë.

Në krahasim me ditën e djeshme  ulje të madhe ka edhe lumi Vardar në pikën matëse afër Jagunocit, ku niveli ështe mbi dy herë më i ulët se dje. Rritje më të madhe të nivelit të ujit krahasuar me ditën e djeshme e ka lumi Strumicë në pikën matëse afër Novosellës. si/ar/

 Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR