• e hënë, 23 dhjetor 2024

Ulet blerja dhe shitja e produkteve bujqësore

Ulet blerja dhe shitja e produkteve bujqësore

Shkup, 15 gusht 2023 (MIA) - Shitja dhe blerja e produkteve bujqësore në tremujorin e dytë të vitit 2023 ka qenë 3.254.746 mijë denarë dhe në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit paraprak është ulur për 3.4 për qind.

 Sipas të dhënave të Entit Shtetëror për Statistikë, vlera e produkteve bujqësore të blera nga prodhuesit individual është ulur me 2.1 për qind, ndërsa shitja e produkteve bujqësore nga prodhimi vetanak është ulur per 4.5 për qind.

Rënie e ndjeshme vërehet te produktet e qumështit me 76.7 për qind, prodhimi bimor me 22.8 për qind (veçanërisht drithërat) dhe frutat me 38.2 për qind, për pjesën tjetër të produkteve vihet re rritje e vogël. mb/

Foto: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR