Ukriana shkatërroi 10 nga 17 dronet e lëshuara ruse
- Forcat ukrainase shkatërruan 10 nga 17 dronet e lëshuara me të cilat Rusia mbrëmë e sulmoi Ukrainën, kumtoi Aviacioni Ushtarak i Forcave të Armatosura të Ukrainës.
- Post By Sara Ademi
- 07:56, 5 dhjetor, 2023

Kiev, 5 dhjetor 2023 (MIA) - Forcat ukrainase shkatërruan 10 nga 17 dronet e lëshuara me të cilat Rusia mbrëmë e sulmoi Ukrainën, kumtoi Aviacioni Ushtarak i Forcave të Armatosura të Ukrainës.
Përveç droneve "Shahed" Rusia ka lëshuar edhe gjashtë raketa kundër ajrore S-300, të cilat sulmonin caqe civile në rajonet Donjeck dhe Herson, transmeton agjencia ukrainase Unian.
Sulmi mbrëmë ka zgjatur disa orë, shton ushtria ukrainase. sa/