Ukrainasit kanë rrëzuar një gjuajtës-bombardues rus Su-34 në rajonin e Zaporozhjes
- Ukraina sot njoftoi se ka rrëzuar një gjuajtës rus Su-34 në rajonin e Zaporozhjes, njofton DPA.
Kiev, 25 shtator 2025 (MIA) - Ukraina sot njoftoi se ka rrëzuar një gjuajtës rus Su-34 në rajonin e Zaporozhjes, njofton DPA.
Forcat ajrore ukrainase, në Telegram, njoftuan se e kanë rrëzuar aeroplanin rus rreth orës 4 të mëngjesit, ndërsa aerplani Su-34 "po kryente një sulm terrorist ndaj qytetit Zaporozhje dhe po hidhte bomba uji”.

Këto pretendime ende nuk janë verifikuar në mënyrë të pavarur, thekson agjencia gjermane.
Aeroplani Su-34, një gjuajtës-bombardues taktik supersonik, është zhvilluar gjatë periudhës sovjetike, por ka filluar të prodhohet në seri vetëm që nga viti 2006. Deri më sot, janë prodhuar rreth 150 njësi, kujton DPA.
Përdorimi i bombave me rrëshqitje është një nga mjetet taktike më të rëndësishme që forcat ruse përdorin kundër linjave mbrojtëse ukrainase. Megjithatë, këto bomba shpesh përdoren edhe kundër qyteteve në zonat e prapme afër frontit.
Bombat mund të hidhen nga disa kilometra larg, gjë që i bën aeroplanët në masë të madhe të paprekshëm për mbrojtjen ajrore. Zaporozhja në jug të Ukrainës dhe Harkovit në verilindje janë qytete që kanë pësuar rëndë nga sulmet me këso bombash rrëshqitëse gjatë pushtimit rus, i cili vazhdon më shumë se tre vjet e gjysmë, njofton DPA. qa/
Foto: DPA