Ukrainasit fundosën një anije luftarake ruse
- Pjesëtarët e njësisë speciale "Grupi 13" të Shërbimit të Inteligjencës Ushtarake të Ukrainës (GUR) mbrëmë e shkatërruan korvetën "Ivanovec", njoftuan shërbimet e inteligjencës ukrainase.
- Post By Sara Ademi
- 13:49, 1 shkurt, 2024
Kiev, 1 shkurt 2024 (MIA) - Pjesëtarët e njësisë speciale "Grupi 13" të Shërbimit të Inteligjencës Ushtarake të Ukrainës (GUR) mbrëmë e shkatërruan korvetën "Ivanovec", njoftuan shërbimet e inteligjencës ukrainase.
"Operacioni u mundësia me mbështetjen e Ministrisë për Transformim digjital të Ukrainës dhe platformën "United24", deklaruan ata.
United24 është një platformë e drejtuar nga qeveria ukrainase, e ngritur më 5 maj të vitit 2022 për të mbledhue para për ushtrinë ukrainase.
"Anija armike ishte e vendosur në liqenin Donuzlav në Krimenë e pushtuar përkohësisht", thanë oficerët e inteligjencës ukrainase.
"Si rezultat i një sërë goditjesh direkte, anija ruse pësoi dëmtime kritike që shkaktuan fundosjen e anijes," shtuan ata.
Në të njëjtën kohë, ata kanë shpërndarë edhe një video dy minutëshe ku tregohet se si ndodhi operacioni. Pamjet tregojnë se anija po përpiqet pa sukses të shkatërrojë një dron detar që i afrohet.
Ata vunë në dukje se vlera e anijes së humbur vlerësohet në rreth 60-70 milionë dollarë amerikanë. Është një anije me projektilë të drejtuar. "Drejtësia ukraianse" shkruan se operacionet për kërkimin dhe shpëtimin e ushtarëve rusë nga liqeni, sipas raportimeve të para, kanë qenë të pasuksesshme. sa/
Foto: X