Ukraina sot mori nga Rusia trupat e mbi 1.000 ushtarëve të vrarë, ndërsa dorëzoi vetëm 24
- Ukraina sot mori mbi 1.000 trupa të cilat ia dorëzoi Rusia, ndërsa për të cilët pretendon se janë trupat e ushtarëve ukrainas të vrarë në betejë, njoftoi në Telegram Qendra e të burgosurve të luftës në Qeverinë e Ukrainës.
- Post By Sara Ademi
- 16:27, 18 shtator, 2025
Kiev, 18 shtator 2025 (MIA) - Ukraina sot mori mbi 1.000 trupa të cilat ia dorëzoi Rusia, ndërsa për të cilët pretendon se janë trupat e ushtarëve ukrainas të vrarë në betejë, njoftoi në Telegram Qendra e të burgosurve të luftës në Qeverinë e Ukrainës.
Një korrespondent ushtarak rus në Telegram shënoi se Rusia mori më shumë se 24 trupa të ushtarëve të vdekur të cilët u dorëzuan nga Ukraina.
Autoritetet ukrainase janë të kujdesshëm në lidhje me identitetin e trupave derisa t'i identifikojnë vetë.
Shkëmbimi i trupave të të burgosurve të luftës është rezultati i vetëm i negociatave mes Moskës dhe Kievit më shumë se tre vjet e gjysmë që nga fillimi i pushtimit rus në Ukrainë.
Shkëmbimi i fundit e rrit numrin e trupave që Rusia gjatë këtij viti ia ktheu Ukrainës më shumë se 12.000, me ç'rast Ukraina ia dorëzoi Rusisë vetëm disa qindra.
Negociatat për armëpushim dhe arritje të paqes së përhershme një kohë të gjatë janë në qorrsokak, sepse pozitat e Moskës dhe Kievit janë të papajtueshme. sa/
foto: Ukrinform