Ukraina rrëzoi 309 nga 324 dronë të lansuar nga Rusia gjatë natës
- Forcat ajrore ukrainase kumtuan se Rusia ka lansuar 324 dronë dhe shtatë raketa gjatë natës, ndërsa caku kryesor ishte qyteti Starokonstantinov në Ukrainën perëndimore, ku ndodhet baza e madhe ajrore.
- Post By Arta Bunjaku
- 12:07, 28 korrik, 2025
Kiev, 28 korrik 2025 (MIA) - Forcat ajrore ukrainase kumtuan se Rusia ka lansuar 324 dronë dhe shtatë raketa gjatë natës, ndërsa caku kryesor ishte qyteti Starokonstantinov në Ukrainën perëndimore, ku ndodhet baza e madhe ajrore.
Ceket se 15 dronë dhe dy raketa goditën tre lokacione, por nuk është saktësuar vendi.
Forcat e armatosura kumtuan se 309 dronë janë rrëzuar, ndërsa dy raketa janë hasur, kumtuan mediumet ukrainase.
Sulmi filloi dje në orën 19:30 sipas kohës lokale dhe vazhdoi deri në mëngjes. Janë përdorur 324 dronë Shahed, katër raketa kryqëzuese Kh-101 dhe tre raketa Kinzhal.
Forcat ukrainase e refuzuan sulmin me ndihmln e aviacionit, sistemeve për mbrojtje ajrore, sistemeve për luftim elektronik, dronë dhe grupe mobile zjarrfikëse. ab/
foto: ЕPА