• e diel, 22 dhjetor 2024

Ukraina porositi Kinën se Rusia nuk është gati për bisedime me "vullnet të mirë"

Ukraina porositi Kinën se Rusia nuk është gati për bisedime me

Pekin, 24 korrik 2024 (MIA) - Kievi është i gatshëm të negociojë me zyrtarët rusë kur Moska të jetë gati të mbajë bisedime "me vullnet të mirë", deklaroi në Kinë ministri i Punëve të Jashtme të Ukrainës, Dmitro Kuleba.

"Dmitro Kuleba përsëriti qëndrimin konsistent të Ukrainës se ajo është e gatshme të negociojë me palën ruse në një fazë të caktuar, kur Rusia të jetë e gatshme të negociojë me vullnet të mirë, por theksoi se aktualisht nuk ka gatishmëri të tillë nga ana e palës ruse". thuhet në kumtesën e MPJ-së së Ukrainës.

Kuleba sot është për vizitë në Kinë ku bisedoi me ministrin e Punëve të Jashtme të Kinës Vang Ji. Ai paraprakisht sot tha se dëshiron të gjejë "gjuhë të përbashkët" në bisedimet me homologun e tij kinez për t'i dhënë fund luftës së Ukrainës me Rusinë. Kjo është vizita e parë e ministrit të Punëve të Jashtme të Ukrainës në Kinë që nga fillimi i luftës në vitin 2022. rq/bsh/

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR