• e hënë, 23 dhjetor 2024

Ukraina njofton për një valë të re sulmesh raketore ruse

Ukraina njofton  për një valë të re sulmesh raketore ruse

Kiev, 18 shkurt 2023 (MIA) – Kievi njoftoi se Rusia ka kryer sulme të reja raketore që shkaktuan ndërprerje të energjisë elektrike.

Paralajmërimet për sulm ajror që jehuan në të gjithë vendin mbrëmë,  u pezulluan mëngjesin e sotëm, njoftoi DPA. 

 Andrij Jermak, shefi i kabinetit të presidentit, tha se raketat u hodhën nga aeroplanë në zonat e pushtuara nga Rusia në Ukrainë.

 Si masë të kujdesit që të parandalohen dëme të mëtejshme, energjia elektrike është ndërprerë në kryeqytetin Kiev dhe rrethinën e tij, si dhe në zonën industriale të Dnjepropetrovsk dhe rajonin e Detit të Zi të Odesës, bëri të ditur ofrusi  i energjisë DTEK.

 Të paktën dy raketa u raportuan në rajonin Hmelnicki në pjesën perëndimore të vendit.

"U dëgua një shpërthim  në Hmelnicki. Qëndroni në strehimore, i paralajmëroi njerëzit  guvernatori ushtarak Serhi Hamali në Telegram.

Menjëherë më pas u raportua për një shpërthim të dytë. 

 Kryebashkiaku i Hmelnickit, Aleksandar Simçishin informoi se dy civilë janë plagosur pasi një raketë ruse goditi një zonë banimi në qytetin perëndimor Hmelnicki.

 Guvernatori ushtarak i rajonit të Detit të Zi  Mikolaev, Vitali Kim, në Telegram tregoi një foto të një rakete të supozuar ruse. Ai paralajmëroi se dy raketa fluturuan mbi rajonin në perëndim. ar/

 

QËNDRONI TË LIDHUR