• e martë, 09 korrik 2024

Ukraina në kundërofensivë pranë Kupjanskut, gradualisht përparon rreth Bahmutit

Ukraina në kundërofensivë pranë Kupjanskut, gradualisht përparon rreth Bahmutit

 Kiev, 16 korrik 2023 (MIA) - Ukraina sot bëri të ditur se forcat e saj janë në kundërofensivë kundër forcave ruse pranë Kupjanskut në lindje të vendit, ndërsa trupat e saj  po përparojnë në rajonin Bahmut.

 “Për dy ditë radhazi, armiku po sulmon në mënyrë aktive në sektorin Kupjansk në rajonin e Harkov. Ne jemi në një pozicion mbrojtës”, deklaroi zëvendësministrja e Mbrojtjes i Ukrainës, Gana Malar.

 Ajo shtoi se ka luftime të ashpra dhe se pozicionet ndryshojnë disa herë në ditë.

 Ukraina bëri të ditur se trupat e saj po përparojnë  edhe në qytetin lindor të Bahmut, të cilin Rusia njoftoi se e kishte pushtuar në maj.

 “Gradualisht përparojmë në rajonin e Bahmut. Përparim ditor po bëhet në krahun jugor rreth Bahmutit. Në krahun verior po përpiqemi të mbajmë pozicione ndërsa armiku sulmon”, ka shkruar Malar në Telegram. ar/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR