• e hënë, 23 dhjetor 2024

Ukraina mund të përdorë armët nga Finlanda për të qëlluar caqe në territorin rus

Ukraina mund të përdorë armët nga Finlanda për të  qëlluar caqe në territorin rus

 Helsinki, 1 mars 2024 (MIA)  - Ukraina mund të përdorë armët  që i siguroi  Finlanda për të qëlluar caqe në territorin rus, kumtuan përfaqësues të lartë në Helsinki.

Ministri finlandez i Mbrojtjes, Antti Hakanen tha se vendi i tij nuk ka vendosur asnjë kufizim në atë që Ukraina mund të bëjë me armët që ia jep Finlanda, raportoi  televizioni finlandez Ile. 

 "Nëse është e nevojshme, Ukraina duhet të sulmojë edhe caqe ushtarake në anën ruse. Është një betejë krejtësisht legjitime mbrojtëse që e zhvillon Ukraina. Karta e KB-së lejon që caqe ushtarake të sulmohen përtej kufijve tokësorë", tha kryetari i komitetit parlamentar të mbrojtjes të Finlandës, Juka Kopra.

 Politiko shkruan se pozicioni i Finlandës dallohet nga ai i vendeve të tjera perëndimore, përfshirë edhe të Gjermanisë, dhe thekson se kancelari gjerman Olaf Sholc nuk e miraton dërgimin e raketave të lundrimit "Taurus" me rreze të gjatë veprimi në Ukrainë, duke druajtur  se armët do të përdoren për të sulmuar caqe të thella. në Rusi dhe me këtë do ta tërheqë Gjermaninë në luftë me Rusinë.

"E inkurajoj Gjermaninë që të mendojë seriozisht për këtë", tha Hakeneni. 

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR