• e hënë, 23 dhjetor 2024

Ukraina mori 3,9 miliardë dollarë nga SHBA-ja përmes programit të Bankës Botërore

Ukraina mori 3,9 miliardë dollarë nga SHBA-ja përmes programit të Bankës Botërore

Kiev, 5 gusht 2024 (MIA) - Ukraina mori 3,9 miliardë dollarë nga SHBA-ja përmes programit të Bankës Botërore, deklaroi kryeministri Denis Shmihall.

Ky është kësti i parë në vitin 2024 sipas marrëveshjes së re financiare mes Ukrainës dhe Bankës Botërore i publikuar disa ditë më parë.

"Ky është kësti i parë nga ndihma financiare për buxhetin të cilin SHBA-ja e jep në vitin 2024. Ukraina do të marrë gjithsej 7,8 miliardë dollarë nën formë të mbështetjes së drejtpërdrejtë të buxhetit nga SHBA-ja këtë vit. Kjo do të na mundësojë që të sigurt ta kalojmë këtë periudhë financiare", shkroi kryeministri ukrainas në Telegram. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR