• e martë, 25 qershor 2024

Ukraina kumtoi se ka sulmuar baza të naftës në Lugansk, të pushtuar nga Rusia

Ukraina kumtoi se ka sulmuar baza të naftës në Lugansk, të pushtuar nga Rusia

Kiev, 4 dhjetor 2023 (MIA) - Armata ukrainase sot kumtoi se një ditë më parë ka sulmuar baza të naftës në qytetin ukrainas Lugansk, i cili është nën kontrollin rus.

Forcat ukrainase kanë kryer "goditje të suksesshme", ka publikuar në Telegram, Sektori për komunikime strategjike të forcave të armatosura të Ukrainës, pa përmendur më shumë hollësira.

Paraprakisht sot mediumet ruse publikuan se ushtarët ukrainas me drone kanë sulmuar bazë të naftës në rajon. Sipas informatave të autoriteteve nga Rusia, pas sulmit në rajon, ka shpëlrthyer zjarr, i cili është lokalizuar. bsh/

Foto: Arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR