• e hënë, 23 dhjetor 2024

Ukraina konfirmoi se zbaton "aksione ofensivë" dhe se ka "sukses" në Bahmut

Ukraina konfirmoi se zbaton

Kiev, 5 qershor 2023 (MIA) - Ukraina konfirmoi se po zbaton "aksione ofensivë" në disa pjesë të frontit dhe kumtoi se ka arritur përparim në afërsi të qytetit lindor të shkatërruar Bahmut, në të njëjtën kohë duke e ulur vëllimin e sulmit të cilin Moska thotë se e ka refuzuar. 

"Operacioni i mbrojtjes (i Ukrainës) përfshin aksione kundërofensivë. Për këtë, zbatojmë veprime ofensivë në disa sektorë", shktoi në Telegram zëvendësministrja e Mbrojtjes të Ukrainës, Hana Maliar. 

"Sektori i Bahmutit mbetet epiqendra e armiqësive. Po përparojmë në këtë front kryesisht të madh. Arrijmë sukses dhe i marrim kodrat. Armiku është në mbrojtje", shtoi Maliar. 

Rusia më parë njoftoi se ka refuzuar ofensivë me përmasa të mëdha në lindje dhe jug të Ukrainës, si dhe u ka shkaktuar humbje të mëdha ukrainasve në ushtarë dhe pajisje. 

Kievi me muaj përgatit kundërofensivë të madhe, qëllimi i të cilës është që t'i largojë ushtarët rus nga zonat të cilat i okupuan. Megjithatë, autoritetet ukrainase paralajmëruan se nuk do të publikojnë asgjë për planet ose datat e tyre. fc/

Fotografia: Internet

QËNDRONI TË LIDHUR