• e premte, 22 nëntor 2024

Ukraina ka njoftuar se sulmet ruse në zonën Dnepropetrovsk kanë humbur jetën të paktën tetë persona

Ukraina ka njoftuar se sulmet ruse në zonën Dnepropetrovsk kanë humbur jetën të paktën tetë persona

Kiev, 19 prill 2024 (MIA) - Në sulmin e madh raketor rus ndaj pjesës qendrore të rajonit Dnepropetrovsk kanë humbur jetën tetë persona, 21 janë plagosur dhe është dëmtuar infrastriktura, njoftuan autoritetet lokale të mëngjesit.

Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski ka thënë se në sulm janë dëmtuar disa kate nga një ndërtesë banimi dhe stacioni hekurudhor në kryeqendrën rajonale Dnjepar, edhe një herë duke bërë thirrje për mjete shtesë për mbrojtje antiraketore.

"Rusia duhet të jetë përgjegjëse për terrorin e saj dhe çdo predhë", çdo Shahed duhet të rrëzohet. Bota mund ta garantojë këtë, ndërsa partnerët tanë i kanë aftësitë e nevojshme", tha Zelenski,

Hekurudhat ukrainase në pronësi shtetërore kanë njoftuar se sulmi rus qëllimisht ka qenë i orientuar ndaj infrastrukturës së saj në rajon, me ç'rast janë lënduar punëtorë. Kompania e ka mbyllur faqen e saj në Dnjepar dhe i ka riorientuar trenat që është dashur të kalojnë nëpër këtë qytet. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR