• e hënë, 23 dhjetor 2024

Ukraina ka bërë të ditur se nuk ka pajisje të mjaftueshme për të filluar kundërofensivë

Ukraina ka bërë të ditur se nuk ka pajisje të mjaftueshme për të filluar kundërofensivë

Kiev, 16 maj 2023 (MIA) - Igor Zhovkva, Zëvendësshefi i kabinetit të presidentit ukrainas,  sot deklaroi se Ukraina nuk ka pajisje të mjaftueshme ushtarake për të filluar një kundërofensivë kundër Rusisë.

“Për të filluar një kundërofensivë, rezultati i së cilës është çlirimi i territoreve të Ukrainës, ju nevojiten sisteme të mjaftueshme artilerie dhe municione. Ju duhen automjete të blinduara dhe tanke. Duam që kjo kundërofensivë të jetë sa më e suksesshme”, tha bashkëpunëtori i presidentit ukrainas Volodimir Zelenski. 

Ai tha se Zelenski i ka vizituar fqinjët evropianë, si dhe Britaninë e Madhe, Gjermaninë dhe Italinë me "qëllimin kryesor për të kërkuar ndihmë ushtarake shtesë", raporton Skaj njuz.  

 “Fatkeqësisht, niveli i pajisjeve që kemi ende nuk është i mjaftueshëm për të filluar një kundërofensivë", thekson Zhovkva.

 Në pyetjen për iniciativën paqësore të liderëve afrikanë, Zhovkov u përgjigj se e vetmja zgjidhje e përshtatshme është ajo ukrainase. Presidenti i Afrikës së Jugut Kiril Ramafosa deklaroi se presidentët e Rusisë dhe Ukrainës kanë rënë dakord të bisedojnë një plan për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë me delegacionin e shefave të shteteve afrikane në takime të ndara. ar/

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR