• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Ukraina informon për luftime të ashpra në pjesën lindore

Ukraina informon për luftime të ashpra në pjesën lindore

Kiev, 9 mars 2024 (MIA) - Trupat ruse kanë shtuar presionin mbi pozicionet mbrojtëse të Ukrainës gjatë luftimeve të ashpra në Ukrainën lindore, deklaroi sot komandanti ukrainas i rajonit Serhi Sidorin, transmeton DPA.

"Betejat janë të fokusuara në zonën në perëndim të Bahmutit. Armiku ka humbje të mëdha, por vazhdimisht po rimbush radhët e saj me rezerva të reja", deklaroi Sidorin për mediat ukrainase.

Sipas tij, qëllimi i sulmeve ruse është të arrijnë në Çasiv Jar.

"Ka luftime edhe gjatë ditës, por edhe natën. Armiku për momentin po përpiqet të sulmojë qytetin, si frontalisht ashtu edhe nga krahët", tha Sidorin duke përshkruar situatën në fjalë.

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR