• e hënë, 23 dhjetor 2024

Ukraina i mohon akuzat se planifikon të zhvillojë armë bërthamore

Ukraina i mohon akuzat se planifikon të zhvillojë armë bërthamore

Kiev, 14 nëntor 2024 (MIA) – Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Ukrainës, Georgij Tihi, e mohoi shkrimin e “Tajms” se Ukraina mund të bëjë bombë bërthamore dhe tha se Kievi nuk planifikon të zhvillojë armë bërthamore. 

“Ukraina i përmbahet NPT-së (Marrëveshje për Mospërhapje të Armës Bërthamore), ne nuk posedojmë, zhvillojmë ose kemi qëllim të krijojmë armë bërthamore. Ukraina ngusht bashkëpunon me ANEB dhe është plotësisht transparente në monitorim, që e përjashton përdorimin e materialeve bërthamore për qëllime ushtarake”, tha Tihi, duke komentuar shkrimin e Tajmsit britanik se Kievi mund të zhvillojë bombë bërthamore elementare duke shfrytëzuar pluton për disa muaj nëse Donald Trampi e ndërpret ndihmën ushtarake të SHBA-së.

“Tajms” i referohet “dokumentit analitik të përgatitur për Ministrinë e Mbrojtjes të Ukrainës” nga nëntë reaktorë bërthamorë në centralet bërthamore ukrainase. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s 

QËNDRONI TË LIDHUR