Ukraina i ka goditur sistemet ruse për mbrojtje ajrore në Krime
- Ushtria ukrainase njoftoi sot se ka kryer sulme të suksesshme ndaj sistemeve ruse të mbrojtjes ajrore në Krimenë e okupuar, njoftoi DPA.

Kiev, 12 qershor 2024 (MIA) - Ushtria ukrainase njoftoi sot se ka kryer sulme të suksesshme ndaj sistemeve ruse të mbrojtjes ajrore në Krimenë e okupuar, njoftoi DPA.
Sistemet raketore tokë-ajër u dëmtuan në sulmet ajrore jo larg qytetit port të Sevastopolit, bëri të ditur Shtabi i përgjithshëm i Ukrainës në një postim në Fejsbuk.
"Gjatë sulmeve gjatë natës janë shkatërruar edhe rezerva municioni", thuhet në komunikatë.
Guvernatori i Sevastopolit, i emëruar nga Moska, Mihail Razvozaev, paraprakisht deklaroi më herët përmes shërbimit të mesazheve Telegram se një sulm me raketa ukrainase ishte zmbrapsur.
Pohimet e të dyja palëve nuk mund të verifikoheshin menjëherë. mb/
Foto: MIA