• e hënë, 23 dhjetor 2024

Ukraina formoi delegacion për të negociuar me Britaninë e Madhe për marrëveshje për ngritjen e marrëdhënieve të tyre në nivel tjetër

Ukraina formoi delegacion për të negociuar me Britaninë e Madhe për marrëveshje për ngritjen e marrëdhënieve të tyre në nivel tjetër

Kiev, 14 gusht 2024 (MIA) - Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski formoi delegacion për pjesëmarrje në negociatat me Britaninë e Madhe për nënshkrim të marrëveshjes për ngritje të marrëdhënieve mes dy vendeve nga partneriteti strategjik në nivel të ri, kumtuan mediumet ukrainase.

Delegacioni ukrainas do të zhvillojë negociata me Mbretërinë e Bashkuar lidhur me përgatitjen për arritje të marrëveshjes mes Ukrainës dhe Mbretërisë së Bashkuar, me të cilën marrëdhëniet mes dy vendeve nga partneriteti strategjik do të ngriten në nivel të ri, shkruan në ueb-faen e presidencës ukrainase.

Delegacionin do ta kryesojë Andrij jermak, shef i kabinetit të Zelenskit.

Sipas dokumentit, shef i delegacionit ka të drejtë të bëjë ndryshime në përbërjen e vet pas koordinimit me Minsitrisë së Punëve të Jashtme të Ukrainës, si dhe të përfshijë këshilltarë, ekspertë dhe punonjës teknik në të, në mënyrë që të sigurohet se delegacioni do ta përfundojë punën e vet. ab/

Foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR