• e premte, 22 nëntor 2024

Ukraina filloi me prodhimin serik të dronit analog me "Shahed"-in iranian

Ukraina filloi me prodhimin serik të dronit analog me

Kiev, 6 nëntor 2023 (MIA) - Ukraina filloi prodhimin masiv të fluturakes pa pilot, të ngjashme me dronin iranian "Shahed", që mund të fluturojë 1.000 kilometra, deklaroi drejtori i përgjithshëm i fabrikës ukrainase për industri të mbrojtjes Ukroboronprom, german Smetanin.

"Është bërë. Më saktësisht, në bashkëpunim me partnerë të huaj. Nuk do të them ku saktë, për shkaqe sigurie. Më me rëndësi është të fluturojnë dhe të shpërthejnë", tha Smetanin në intervistë për gazetën ukrainase "Ekonomska pravda".

Sipas tij, prodhohen dronë analog me "Shahed"-in, por edhe modele më të fuqishme, sepse, siç është cekur, dronet e llojit "Shahed" nuk fluturojnë aq gjatë.

"Tani jemi të fokusuar në krijimin e modeleve më të ndërlikuara dhe më të shtrenjta me performansa të larta", theksoi Smetnain.

Ukraina dhe Rusia prëdorin numër të madh të fluturakeve pa pilot në luftën që filloi me sulmin rus ndaj Ukrainës më 24 shkurt të vitit të kaluar. ab/

foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR