• e premte, 05 dhjetor 2025

Ukraina e sulmoi me dronë fabrikën e vetme ruse për prodhim të heliumit

Ukraina e sulmoi me dronë fabrikën e vetme ruse për prodhim të heliumit

Kiev, 12 gusht 2025 (MIA) - Dronë të Drejtorisë kryesore për zbulim (GUR) të Ministrisë ukrainase të Mbrojtjes e sulmuan fabrikën për helium në Orenburg, objekti i vetëm i këtij lloji në Rusi, deklaruan sot burime nga Shërbimi për siguri shtetërore për Ukrinform.

Fabrika prodhon helium, komponent kyç për industrinë raketore, hapësinore dhe të aviacionit, me kapacitet vjetor për përpunimin e rreth 15 miliardë metra kub të gazit natyror.

Banorët lokal paraqitën fluturime të dronëve dhe shpërthime në afërsi të fabrikës, ndërsa autoritetet mbyllën një pjesë të autostradës federale M-5 "Ural" në afërsi të lagjeve Perevolecke dhe Holodin Kljuçi.

GUR deklaroi se qëllimi i sulmit është drejtpërdrejt i lidhur me sulmin rus ndaj Ukrainës dhe paraqet një prej objekteve kyçe të kompleksit ushtarak-industrial rus. ab/

foto: Х

QËNDRONI TË LIDHUR