Ukraina e sulmoi bazën e naftës në qytetin rus Engels, e cila shërben si bombardues strategjik
- – Ushtria ukrainase njoftoi se ka kryer sulm ndaj bazës së naftës në qytetin rus Engels, i cili shërben për furnizim të fluturimeve ushtarake në aeroport ku bazohen bombardues strategjikë.
- Post By Fitore Curri
- 13:42, 8 janar, 2025
Kiev, 8 janar 2025 (MIA) – Ushtria ukrainase njoftoi se ka kryer sulm ndaj bazës së naftës në qytetin rus Engels, i cili shërben për furnizim të fluturimeve ushtarake në aeroport ku bazohen bombardues strategjikë.
Sipas Shtatmadhorisë së Ukrainës, sulmi ka shkaktuar shumë shpërthime dhe një zjarr të madh në depon e naftës “Kristal”, e cila, siç bëhet e ditur, është kyçe për furnizim në aeroportin “Engels-2”. “Ky sulm krijon probleme serioze logjistike për aviacionin strategjik rus dhe dukshëm e ul aftësinë e okupatorëve që të kryejnë sulme ndaj qyteteve ukrainase”, qëndron në kumtesën e ushtrisë ukrainase në Telegram.
Oleksandar Kamishin, këshilltar i presidentit ukrainas, deklaroi se në sulm janë shfrytëzuar armë ukrainase me rreze të gjatë veprimi.
Autoritetet ruse nga rajoni Saratov konfirmuan se sulm me dron ukrainas ka shkaktuar zjarr të madh në objektin industrial në këtë zonë. fc/
Fotografia: Arkivi/ilustrim