• e premte, 20 dhjetor 2024

Ukraina e quajti bllokadën polake ë kufirit një kërcënim sigurie

Ukraina e quajti bllokadën polake ë kufirit një kërcënim sigurie

Kiev, 19 shkurt 2024 (MIA) - Ministri ukrainas i Infrastrukturës, Oleksandër Kubrakov, sot e cilësoi bllokadën e kalimeve kufitare me Poloninë, të organizuar nga fermerët polakë, si një "kërcënim sigurie".

"Bllokimi i kufirit përbën një kërcënim të drejtpërdrejtë për sigurinë e vendit mbrojtës. Veprime të tilla kanë një ndikim negativ në përballjen tonë me armikun e përbashkët Rusinë", ka shkruar Kubrakov në Fejsbuk.

"Është goditur i gjithë eksporti. Mund të themi se situata është kritike. Jo vetëm janë bllokuar produktet bujqësore, por ata (protestuesit) po bllokojnë gjithçka. Ka kamionë me karburant. Disa ditë më parë pati raste kur protestuesit nuk i lëshuan disa kamionë të ngarkuar me armë", tha ministri ukrainas në televizionin kombëtar.

Siç njoftoi Ministria, në anën polake të kufirit janë bllokuar gjashtë pika kontrolli.  

"Më kritike ështësSituata në pikën e kontrollit Jagodin-Dorohusk, ku trafiku transpotues  është ndalur plotësisht.  Është ndaluarn ndihma humanitare, mallrat që prishen dhe karburantet janë ndalur", tha zëvendësministri i Infrastrukturës Sergij Derkaç.

Sipas Mihal Derus, zëdhënës i Administratës Tatimore në Lublin, Poloni, aktualisht janë rreth 600 kamionë që presin të largohen nga Polonia në pikën kufitare Dorohusk, ndërsa koha e parashikuar e pritjes për këtë numër kamionësh është rreth 232 orë.

Asnjë kamion i vetëm nuk ka hyrë në Poloni (nga Ukraina), kështu që mund të supozohet se është një bllokadë e plotë, tha Derus.

Ministria ukrainase e Infrastrukturës  veçanërisht e dënoi bllokadën e autobusëve të pasagjerëve.

Që nga nëntori i kaluar, fermerët polakë kanë bllokuar rregullisht disa pika kufitare me Ukrainën në shenjë proteste kundër konkurrencës jolojale nga fqinji i tyre.

Polonia e ka ndihmuar Ukrainën që nga fillimi i pushtimit rus, por mosmarrëveshjet për ndalimin e importeve të grurit ukrainas kanë tensionuar marrëdhëniet midis aleatëve.

Ditët e fundit, Polonia ka treguar mundësinë e futjes së ndalimeve shtesë të importit për produktet bujqësore ukrainase për të mbrojtur fermerët e saj.  qa

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR