• e hënë, 23 dhjetor 2024

Ukraina e akuzon Rusinë se dëshiron të zgjerojë zonën e konflikteve

Ukraina e akuzon Rusinë se dëshiron të zgjerojë zonën e konflikteve

 Kiev, 15 mars 2023 (MIA) - Pas incidentit të djeshëm me gjuetarët rusë dhe një droni amerikan mbi Detin e Zi, Ukraina sot e akuzoi Moskën se po përpiqet të "përhap" luftën në Ukrainë dhe rajone të tjera.

“Incidenti me dronin amerikan "MQ-9 Reaper", të cilin Rusia e shkaktoi në Detin e Zi, tregon se presidenti rus Vladimir Putini është gati ta zgjerojë zonën e konfliktit për të përfshirë edhe palë të tjera”, ka shkruar në Tuiter Oleksej Danilov, sekretari i Këshillit ukrainas për Siguri. 

Rusia po përdor një taktikë "gjithça është vënë në diskutim", në përputhje me "rritjen e vazhdueshme të aksioneve", shkroi Danilov.

 SHBA-ja dje bënë të ditur se aeroplanët luftarakë rusë mbi Detin e Zi hasën dhe dëmtuan një dron amerikan "Reaper",që shkaktoi rrëzimin e tij.

Rusia mohon  edhe pretendon se aeroplanët e  saj luftarakë nuk kanë rënë kontakt me dronin amerikan që u rrëzua në Detin e Zi, duke thënë se droni u rrëzua për shkak të një "manovre të mprehtë". 

 Moska shpjegon se luftëtarët rusë vunë re një dron amerikan që po i afrohej kufirit rus në "zonën e Gadishullit të Krimesë".

Në të theksohet se droni ka fluturuar "me transponderë të fikur" dhe se "shkel regjimin e përkohshëm të përdorimit të asaj hapësire ajrore të vendosur për shkak të një operacioni të posaçëm ushtarak" në Ukrainë. ar/

 

QËNDRONI TË LIDHUR