• e hënë, 23 dhjetor 2024

Ukraina do të vendosë kufizime të energjisë elektrike nga nesër

Ukraina do të vendosë kufizime të energjisë elektrike nga nesër
Kiev, 19 tetor 2022 (MIA) - Ukraina prej nesër  vendos  kufizime në furnizimin me energji elektrike pasi Rusia kreu disa sulme ajrore në infrastrukturën e saj kritike, njoftuan autoritetet. "Nesër, më 20 tetor 2022, do të vendosen kufizime në furnizimin me energji elektrike në të gjithë Ukrainën", njoftoi këtë mbrëmje në Telegram Kirilo Timoshenko, zëvendës shefi i kabinetit të Presidentit Volodimir Zelenski. Ai u bëri thirrje ukrainasve që të "minimizojnë konsumin" e energjisë elektrike. Përndryshe, do të ketë "ndërprerje të përkohshme", paralajmëroi Timoshenko. Zelenski tha dje se që nga 10 tetori, Rusia ka shkatërruar rreth 30 për qind të kapacitetit të prodhimit të energjisë elektrike të Ukrainës. Mbi 1.000 vendbanime ukrainase janë pa energji elektrike. Në këtë kontekst, Spanja njoftoi sot se do të dërgojë pesë gjeneratorë elektrikë në Ukrainë. Bëhet fjalë për katër gjeneratorë prej 400 kilovatësh dhe një gjenerator prej 150 kilovatësh, njoftoi Ministria e Mbrojtjes spanjolle. sa/  

QËNDRONI TË LIDHUR