• e mërkurë, 27 nëntor 2024

Ukraina dhe Rusia shkëmbyen të burgosur

Ukraina dhe Rusia shkëmbyen të burgosur
Kiev, 24 mars 2022 (MIA) - Rusët dhe ukrainasit sot shkëmbyen të burgosur, njoftuan përfaqësuesit ukrainas dhe rusë. "Në shkëmbim të dhjetë pushtuesve të kapur, ne kemi kthyer dhjetë nga ushtarët tanë", tha zëvendëskryeministrja ukrainase Irina Vereshçuk, duke theksuar se ky ishte shkëmbimi i parë real i robërve të luftës me Rusinë që nga fillimi i ofensivës ruse në Ukrainë. Përveç kësaj, tetë marinarë civilë rusë u dërguan në Rusi, të mbijetuar nga anija që u fundos në Detin e Zi në Odesa, ndërsa për kthim në Ukrainë ishin kthyer 19 marinarë civilë të robëruar nga rusët. "Konfirmoj informacionin për shkëmbimin e dhjetë ushtarëve rusë të arrestuar në territorin ukrainas për 10 ushtarë ukrainas. Ka pasur gjithashtu një shkëmbim të marinarëve civilë rusë për marinarët civilë ukrainas", tha Tatjana Moskalkova, përfaqësuese ruse në Kremlin për të drejtat e njeriut. sa/

QËNDRONI TË LIDHUR