• e hënë, 23 dhjetor 2024

Ukraina dhe Rusia shkëmbyen nga 115 robër lufte

Ukraina dhe Rusia shkëmbyen nga 115 robër lufte

Kiev, 24 gusht 2024 (MIA) - Rusia dhe Ukraina kanë bërë të ditur se kanë shkëmbyer nga 115 robër lufte, që kur dy javë më parë Kievi filloi një ndërhyrje të papritur në rajonin Kursk të Rusisë.

“Edhe 115 mbrojtës tanë u kthyen sot në shtëpi”, tha presidenti ukrainas Volodimir Zelenski.

“Si rezultat i procesit të negociatave, 115 ushtarë rusë të kapur në rajonin e Kurskut janë kthyer nga territoret e kontrolluara nga regjimi i Kievit”, kumtoi Ministria e Mbrojtjes së Rusisë.

Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) kumtuan se ndërmjetësuan në marrëveshjen e shkëmbimit të të burgosurve midis Ukrainës dhe Rusisë.

"EBA me sukses ka ndërmjetësuar në shkëmbimin e ri të pengjeve midis Federatës ruse dhe Republikës së Ukrainës që rezultoi në lirimin e 230 robërve," thuhet në kumtesën e Ministrisë së Punëve të Jashtme të EBA-s.

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR