Ukraina dhe Rusia kanë kryer shkëmbim pengjesh, 86 për 86
- Post By Ajrije Rexhepi
- 18:35, 5 prill, 2022

Moskë, 5 prill 2022 (MIA) - Rusia dhe Ukraina kanë kryer shkëmbim pengjesh, deklaroi sot komisarja ruse për të drejtat e njeriut Tatjana Moskalkova gjatë vizitë së punës në rajonin e Vladimirskit.
"Shkëmbimi i fundit ishte 86 për 86", tha Moskalkova, pa saktësuar kush është në listën e shkëmbimit.
Në të njëjtën kohë, shkëmbimi të katër të punësuarve në Rosatom të cilët mbetën në Ukrainë, sipas saj, ka dështuar në momentin e fundit.
Ajo shtoi se pala ruse për momentin punon në kthimin e marinarëve dhe shoferëve të kamionëve të cilët janë gjetur në territorin e Ukrainas. ar/