• e diel, 22 dhjetor 2024

Ukraina dhe Moldavia e përshëndesin vendimin e BE-së për t'i filluar negociatat e pranimit me ta

Ukraina dhe Moldavia e përshëndesin vendimin e BE-së për t'i filluar negociatat e pranimit me ta

 Kiev, 14 dhjetor 2023 (MIA) -  Ukraina dhe Moldavia e përshëndetin vendimin e Këshillit Evropian për fillimin e negociatave me ta për anëtarësimin e tyre në BE.

 Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski e përshkroi ngjarjen si një "fitore" për vendin e tij dhe Evropën.

 "Falënderoj të gjithë që punuan për këtë vendim dhe të gjithëve që ndihmuan në të. Çdo ukrainasi ia uroj këtë ditë. Historinë e shkruajnë ata që asnjëherë nuk lodhen duke luftuar për liri", ka shkruar në rrjetin social "Iks".

 "Kjo është një pikë kthesë historike jashtëzakonisht e rëndësishme në rrugën tonë të përbashkët drejt bashkimit të Evropës. Kur u nisëm pas saj, askush nuk besonte se do të kemi sukses. Por kjo nuk na shqetësoi", tha shefi i zyrës presidenciale, Andrij Jermak.

Ministri ukrainas i Punëve të Jashtme Dmitro Kuleba shkroi: "Çfarë dite historike!" Tani mbizotëron vetëm një ndjenjë – ndjenja se asgjë nuk është pa dobi".

 Presidentja moldave Maja Sandu, gjithashtu e përshëndeti vendimin e BE. Sipas saj, Moldavia do të përballet me këtë sfidë dhe është e gatshme të përfundojë punën e vështirë që ka përpara.

 "Me vendimin e BE-së të japë dritën të gjelbër për negociatat e anëtarësimit, Moldavia hap një faqe të re. Sot ndjejmë përqafimin e ngrohtë të Evropës. Faleminderit për mbështetjen dhe besimin tuaj në rrugën tonë", shkroi Sandu në "Iks".

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR