• e hënë, 23 dhjetor 2024

Ukraina, Bjellorusia dhe Lindja e Afërt, tema në Këshillin e punëve të jashtme të BE-së

Ukraina, Bjellorusia dhe Lindja e Afërt, tema në Këshillin e punëve të jashtme të BE-së

Bruksel, 18 mars 2024 (MIA) - Agresioni rus ndaj Ukrainës, ngjarjet në Bjellorusi dhe gjendja në Lindjen e Afërt do të jenë temat kryesore në takimin e sotëm të Këshillit për punë të jashtme të BE-së në Bruksel, me të cilën do të kryesojë përfaqësuesi i lartë i Unionit për punë të jashtme dhe siguri Zhozep Borrell.

Siç njofton korrespondenti i MIA nga Brukseli, takimi i shefave të diplomacive të anëtareve të Unionit do të fillojë në onlajn shkëmbim opinionesh joformal me sekretarin amerikan të Shtetit, Entoni Blinken.

Pjesa e mbledhjes dedikuar agresionit rus ndaj Ukrainës, do të fillojë me fjalim të ministrit rus të Punëve të Jashtme, Dmitri Kuleba drejtuar kolegëve të tij evropianë përmes video lidhjes konferencore.

Këshilli i punëve të jashtme do të debatojë edhe për ngjarjet më të reja në Bjellorusi, lidhur me "gjendjen e përkeqësuar me respektimin e të drejtave të njeriut dhe mbështetjen e vazhdueshme që regjimi bjellorus ia jep luftës agresive ruse kundër Ukrainës".

Shefat e diplomacive të anëtareve të BE-së do të bisedojnë dhe për gjendjen në Lindjen e Afërt, para se gjithash rreth Rripit të Gazës, por edhe në rajonin më të gjerë.

Këshilli për punë të brendshme do të diskutojë edhe për çështjet vijuese me ç'rast ministrat do të mund të shkëmbejnë opinione për ngjarjet më të reja në marrëdhëniet e jashtme të BE-së. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR