• e martë, 24 dhjetor 2024

Ukrainë: Zaluzhni bisedoi me partnerët amerikanë dhe britanikë për bashkëpunim

Ukrainë: Zaluzhni bisedoi me partnerët amerikanë dhe britanikë për bashkëpunim

Kiev, 17 gusht 2023 (MIA) - Komandanti suprem i forcave të armatosura të Ukrainës, Valerij Zaluzhni bisedoi me komandantin suprem aleat të NATO-s dhe komandantin e forcave amerikane në Evropë, gjeneralin Kristofer Kavoli dhe shefin e shtabit mbrojtës të forcave të armatosura të Britanisë së Madhe, admiralin TOni Radakin për bashkëpunimin në sferën ushtarake.

Komandanti suprem i forcave të armatosura i informoi partnerët për gjendjen në front dhe gjatë operacioneve ofenzive dhe mbrojtëse të forcave ukrainase. Pjesëmarrësit në takim biseduan edhe për veprime të mundshme armiqësore. Ata posaçërish u fokusuan në nevojat e njësive ushtarake.

Zaluzhni theksoi se forcave mbrojtëse u nevojitet municion, armatim, sisteme për mbrojtje antiraketore, sisteme për luftim elektronik dhe pajisje për çmimin nga largësia.

"Çështje tjetër e rëndësishme janë fluturaket pa pilot. Kundërvënia e fluturakeve armiqësore pa pilot dhe ndërtimi i aftësive individuale", shkroi Zaluzhni në kanalin telegram, transmetojnë mediumet ukrainase.

Sipas komandantit suprem të armatës ukrainase, në takim me partnerët u dakordua puna të kahëzohet në këtë drejtim. Ata biseduan edhe për përforcimin e mbrojtjes së objekteve kritike infrastrukturore nga sulmet armiqësore ajrore. Zaluzhni i falënderoi partnerët amerikanë dhe britanikë për mbështetjen dhe ndihmën në luftën kundër agresorit rus. ab/

foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR