• e premte, 05 dhjetor 2025

Ukrainë: Një person i vrarë dhe 39 të lënduar në sulmin rus ndaj Dnjeprit dhe Harkovit

Ukrainë: Një person i vrarë dhe 39 të lënduar në sulmin rus ndaj Dnjeprit dhe Harkovit

Kiev, 30 prill 2025 (MIA) - Të paktën një person është vrarë, ndërsa 39 janë lënduar në sulmet ruse ndaj qyteteve ukrainase Dnjepër dhe Harkov, kumtuan mbrëmë autoritetet ukrainase.

"Sulm masiv me dronë ndaj Dnjeprit.... deri më tani jemi në dijeni për një të vrarë", deklaroi guvernatori i rajonit Dnjepropetrovsk, Sergej Lisak, në aplikacionin Telegram.

Kryebashkiaku i Dnjeprit, Boris Filatov, gjithashtu, paraqiti një të vrarë në "sulmin masiv".

Rajoni Dnepropetrovsk, i cili ka mbetur prej kohësh i paprekur nga veprimet ushtarake në krahasim me Ukrainën lindore, paradokohe është sulmuar nga forcat ruse, të cilat po përpiqen të hyjnë në zonë për herë të parë pasi që pushtuan territorin ukrainas para më shumë se tre viteve.

Kryebashkiaku i Harkovit, Igor Terehov, paraqiti 39  të lënduar pasi deklaroi se ndaj qytetit janë kryer 16 sulme. rq/bsh/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR