• e premte, 05 dhjetor 2025

Ukrainë: Dy civilë janë vrarë qëllimisht me dronë rusë

Ukrainë: Dy civilë janë vrarë qëllimisht me dronë rusë

Kiev, 4 nëntor 2025 (MIA) – Funksionarët ushtarakë ukrainas sot njoftuan se forcat ruse qëllimisht vranë dy civilë të paarmatosur me dronë në rajonin lindor Harkov. 

Informacioni vjen pasi një njësi ukrainase publikoi një video në Fejsbuk në të cilën shihen dy burra si ecin në rrugë. Së pari, një burrë i cili mban flamur të bardhë dhe qen me zinxhir është vrarë nga droni. Pastaj, burri i dytë, i cili kryqëzohet, goditet nga një dron tjetër. 

Sulmi supozohet se ka ndodhur të hënën në afërsi të fshatit Kruhlyakivka, i cili është nën kontrollin rus. Prokuroria rajonale filloi hetim për krim ushtarak potencial. Autenticiteti i videos nuk mund të konfirmohet, thekson DPA. 

Mediat ruse paraprakisht publikuan incizime nga incidenti i njëjtë, duke thënë se civilët ishin vrarë nga dronë ukrainas më në afërsi të Petrovavlivka, me çka burrat kinse ishin cak derisa lëviznin drejt pozicioneve ruse. 

Autoritetet ukrainase thanë se forcat ruse të vetme e xhiruan sulmin, kinse që të shfrytëzojnë fotografitë për propagandë dhe ta akuzojnë Ukrainën. 

Rusia ka mohuar vazhdimisht se ka shënjestruar civilë në luftë, duke thënë se godet vetëm objektiva ushtarake. Megjithatë, ekspertët e të drejtave të njeriut të Kombeve të Bashkuara thanë muajin e kaluar se Rusia është e angazhuar në sulme “sistematike” me dronë që synojnë kryesisht përhapjen e “terrorit” në mesin e civilëve.

Ukraina mbrohet nga pushtimi rus më shumë se tre vjet e gjysmë. fc/

Foto: Skrinshot

 

QËNDRONI TË LIDHUR