UKMTO: Me raketë është goditur një anije në Gjirin e Adenit, afër Jemenit
- Agjencia britanike për operacione tregtare detare (UKMTO) njoftoi për incident të ri serioz në Detin e Kuq.
- Post By Fami Bajrami
- 16:14, 15 janar, 2024

Londër, 15 janar 2024 (MIA) - Agjencia britanike për operacione tregtare detare (UKMTO) njoftoi për incident të ri serioz në Detin e Kuq.
Siç thuhet, një anije është goditur nga një raketë nga ajri jo larg portit jugor Aden në Jemen.
UKMTO, që i ndjek luftërat në Lindjen e Afërt, njoftoi se sulmi ka ndodhur rreth 110 milje (177 kilometra) në juglindje të Adenit.
Nuk janë saktësuar hollësirat, përveq se kapiteni i anijes raportoi se "ana e majtë e anijes u godit nga lartë me një raketë".
Nuk janë bërë të ditur hollësira të tjera për incidentin, as nuk u kumtua se për cilën anije bëhet fjalë. bsh/