Uji në Shkup i sigurt për pije
- Uji në Shkup është i sigurt për pije, sipas rezultateve të testeve të kryera në 146 mostra në 38 pika matëse në qytet.
- Post By Melahat Baftija
- 12:10, 7 gusht, 2023

Shkup, 7 gusht 2023 (MIA) - Uji në Shkup është i sigurt për pije, sipas rezultateve të testeve të kryera në 146 mostra në 38 pika matëse në qytet.
"Departamenti për kontroll sanitar në periudhën prej 31 korrikut deri më 4 gusht të këtij viti ka marrë 146 mostra për analiza fiziko-kimike dhe 146 mostra për analiza mikrobiologjike të ujit të pijshëm nga 38 pika matëse në Qytetin e Shkupit. Sipas rezultateve të marra nga analizat, të gjitha mostrat përputhen me Rregulloren për kërkesat për siguri dhe cilësi të ujit të pijshëm", thuhet në njoftimin e sotëm nga NP “Ujësjellës dhe kanalizim”.
"NP Ujësjellësi dhe Kanalizimi - Shkup me qëllim të informimit më të mirë të qytetarëve të Shkupit, e publikon raportin javor për cilësinë dhe sigurinë e ujit për pije, të marrë nga analizat e zbatuara në Sektorin për Kontroll Sanitar, i cili është në fakt laboratori i parë në shtet i cili e akreditoi punën e tij sipas standardit ISO17025:2018", thonë nga ndërmarrja publike. mb/
Fotografia: Arkivi i MIA