Uji i pijshëm në Shkup është i sigurt dhe cilësor
- Uji në Shkup është i sigurt dhe cilësor për t'u pirë, thuhet në raportin e fundit javor laboratorik të NP Ujësjellës dhe kanalizim.

Shkup, 27 nëntor 2023 (MIA) - Uji në Shkup është i sigurt dhe cilësor për t'u pirë, thuhet në raportin e fundit javor laboratorik të NP Ujësjellës dhe kanalizim.
Analizat janë kryer nga Sektori i kontrollit sanitar nga data 20.11.2023 deri më 24.11.2023 ka marrë 183 mostra. Është bërë analiza fiziko-kimike dhe mikrobiologjike e ujit të pijshëm nga 39 pika matëse në qytetin e Shkupit dhe sipas rezultateve të marra, të gjitha mostrat përputhen me Rregulloren për kërkesat për siguri dhe cilësi të ujit të pijshëm. sa/mb/
Foto: NP Ujësjellës dhe kanalizim - Shkup