• e enjte, 05 shkurt 2026

Uitkof: SHBA-ja, Ukraina dhe Rusia u dakorduan për shkëmbimin e 314 të burgosurve

Uitkof: SHBA-ja, Ukraina dhe Rusia u dakorduan për shkëmbimin e 314 të burgosurve

Uashington, 5 shkurt 2026 (MIA) - I dërguari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Stiv Uitkof deklaroi se sot delegacionet e SHBA-së, Ukrainës dhe Rusisë janë dakorduar të shkëmbejnë 314 të burgosur - që është shkëmbimi i parë i tillë në pesë muajt e fundit. 

“Ky rezultat u arrit pas negociatave të hollësishme dhe produktive paqësore. Megjithëse mbetet punë e rëndësishme për t’u bërë, hapa të tillë tregojnë se angazhimi i qëndrueshëm diplomatik po jep rezultate të dukshme dhe po çon përpara përpjekjet për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë”, theksoi Uitkof në Iks. 

Ai shtoi se bisedimet do të vazhdojnë dhe se pritet përparim i mëtejshëm në javët në vijim. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s 

QËNDRONI TË LIDHUR