• e premte, 05 dhjetor 2025

Uitkof: Rusia ka mundësi të mbajë disa nga rajonet e pushtuara në Ukrainë, por jo të gjitha

Uitkof: Rusia ka mundësi të mbajë disa nga rajonet e pushtuara në Ukrainë, por jo të gjitha

Uashington, 18 prill 2025 (MIA) – Stiv Uitkof, i dërguari i posaçëm i presidentit amerikan, Donald Tramp, deklaroi se biseda e tij e fundit për Ukrainën me presidentin rus Vladimir Putin në Shën Petërsburg ishte e përqendruar në çështje territoriale.  

Uitkof në intervistë për “Uollstrit zhurnal” thotë se çështjet territoriale mund të zgjidhen pjesërisht. 

Sipas tij, Rusia ka mundësi të mbajë “disa rajone të reja, por jo të gjitha”, si pjesë e marrëveshjes për dhënien fund të luftës në Ukrainë. Uitkof tha se Kievi ndoshta nuk është aq i interesuar për rajonet ku popullsia fillimisht flet gjuhën ruse. 

Uitkof u takua me Putinin më 11 prill në Shën Petërsburg, ndërsa bisedimet zgjatën rreth katër orë e gjysmë. 

Ai paraprakisht deklaroi se si pjesë e bisedimeve për arritjen e paqes në Ukrainë është folur edhe për ndalesën për anëtarësim të Ukrainës në NATO. 

Presidenti ukrainas Volodomir Zelenski e akuzoi Uitkofin për keqpërdorim të pozitës së tij për shkak të bisedimeve për njohjen e rajoneve të reja ruse në territorin e Ukrainës dhe për pranimin e plotë të “narrativës ruse”. fc/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR